Korça, por dhe fshatrat turistikë të Dardhës, Boboshticës dhe Voskopojës ashtu si Pogradeci, Lini e Tushemishti kanë përjetuar një ndryshim të ndjeshëm në strukturën e turistëve këtë vit.
Sipas operatorëve turistikë, këtë sezon 85% e vizitorëve kanë qenë turistë të huaj dhe pjesa tjetër vendas.
“Turizmi i huaj është shtuar vitin e fundit, viti 2025 ka një përqindje goxha të lartë të rezervimeve sa i përket turistëve të huaj. Kjo ka sjellë uljen e turistëve vendas”, tha Kristiano Koçibelli, operator turistik.
Eriketa Koçollari, eksperte turizmi, theksoi se operatorët në Korçë dhe në fshatrat përreth kanë ulur çmimet, por nga ana tjetër kanë ruajtur të njëjtat standarde cilësie.
“Korça e uli ofertën e saj turistike, pra vendosi çmime më të mira për të mbajtur këta turistë 12 muaj, ashtu siç kemi edhe turistët shqiptarë”, tha Koçollari.
Operatorët turistikë gjithashtu bëjnë me dije se që tani janë nënshkruar kontrata të reja me agjenci të huaja edhe për vitin 2025, çka tregon se turistët e huaj vijojne te kenë interes të shtuar për juglindjen./vizionplus.tv





