Ju, ashtu si një pjese të madhe njerëzish pëlqejnë ushqimet e kripura dhe nuk keni faj pasi shumica e këtyre ushqimeve janë të shijshme. Pyetja është: I konsumoni sepse janë të shijshme apo mos ndoshta e keni gjenetikisht të trashëguar? Shkencëtarët e Universitetit të Edinburgut kanë gjetur se heqja e një geni te minjtë, një gen ky që lidhet me tensionin e lartë të gjakut tek njerzit, u shkaktoi minjve nevojën për të pirë më shumë ujë të kripur në mënyrë që presioni i gjakut të kthehej në gjendjen normale. Ndërkohë që artikulli nuk ka thënë diçka rreth mungesës së këtij geni në njerzit që konsumonjë ushqimet e kripura, shkencëtarët janë duke studiuar rreth zbulimit të një ilaçi që do të ndihmojë në kontrollin e dëshirës për të konsumuar ushqimet e kripura me tepri.

Natriumi, një komponent i kripës, është thelbësor për shëndetin e përgjithshëm, por duke marrë më shumë se 2300 miligram në ditë (1 lugë çaji) mund të çojë në presion të lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Pyesni se si mund ta kontrolloni? Këtu janë disa këshilla:

Shihni masën e kripës në produktet që konsumoni të tilla si fasulet e konservuara, salca e sojës, e të tjera. Mos përdorni kripën për t’i dhënë shije ushqimit, por uthullën e mollës dhe limonin. Limitoni ushqimet e përpunuara si proshuta, sallami duke i konsumuar në raste të veçanta. Zgjidhni ushqime që tregojnë nivele të ulta të natriumit. Pra zëvendësojini ushqimet e tepërta në kripëra me diçka tjetër pasi konsumi i lartë i tyre ju bën dëm për shëndetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *