“Ju lutem, bashkëpunojmë”, policia apel nxënësve dhe prindërve: Mos rrezikoni të ardhmen, distancohuni nga aktet e dhunës

Policia ka dalë me një apel për nxënësit dhe prindërit.
Në një njoftim për mediat, policia ubën thirrje të rinjve që të distancohen nga aktet e dhunës dhe të mos rrezikojnë të ardhmen.
Ndërsa për prindërit, apelon që të kujdesen për fëmijët e tyre dhe t’i këshillojnë për të qëndruar sa më larg shkatërrimeve dhe incidenteve.
Njoftimi i policisë:
THIRRJE E POLICISË SË SHTETIT DREJTUAR NXËNËSVE DHE PRINDËRVE
Të dashur nxënës, të nderuar prindër!
Ju bëjmë thirrje të ruani qetësinë dhe të distancoheni nga çdo akt dhune!
Të dashur nxënës, mos u përfshini në veprime të dhunshme që rrezikojnë jetën, shëndetin dhe të ardhmen tuaj! Mos lejoni që askush t’ju përfshijë në situata të rrezikshme!
Largohuni menjëherë nga vendet ku ushtrohet dhunë!
Një apel i veçantë për prindërit!
Kujdesuni për fëmijët tuaj!
Këshillojini fëmijët të qëndrojnë larg çdo situate të dhunshme.
Siguria e tyre është përgjegjësi e përbashkët!
Policia e Shtetit është në terren për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike, si dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.
Ju lutemi, bashkëpunojmë!




