E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Johnson & Johnson ndalon përkohësisht testimin e vaksinës për COVID-19

Johnson & Johnson tha se ka ndaluar përkohësisht testimin e një vaksine kundër sëmundjes COVID-19, për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme te një pjesëmarrës në testim.

Vaksina e kompanisë farmaceutike amerikane është konsideruar si një nga kryesoret në mesin e disa vaksinave potenciale në botë.

“E kemi ndërprerë përkohësisht dozimin e mëtejshëm në të gjitha provat tona klinike, përfshirë fazën 3, për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme te një pacient pjesëmarrës në studim”, tha përmes një deklarate kompania Johnson & Johnson.

Sipas saj, pauzat e tilla janë normale gjatë testimit të mijëra njerëzve.

Johnson & Johnson nuk pranoi të japë hollësi për sëmundjen e pjesëmarrësit.

Në muajin shtator, kompania ka thënë se vaksina e saj eksperimentale kundër sëmundjes COVID-19 ka prodhuar reagim të fuqishëm imunitar gjatë testimit të fazës së hershme dhe të mesme.

Johnson & Johnson ka nisur pastaj testimin në 60,000 persona, rezultatet e të cilit priten në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2021./R.E.L

Vazhdo të lexosh