E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

John Mayer “i bie në gjunjë” Katy Perry-t

Ish i dashuri i këngëtares Katy Perry i ka dedikuar një këngë asaj rreth lidhjes së tyre 2-vjeçare. Në një intervistë për New York Times, John Mayer pranoi se këngën “Still Feel Like Your Man”, të albumit më të ri ia ka dedikuar asaj.

 

 

“Për kë tjetër do të mendoja unë? Gjithsesi është një provë se unë nuk kam patur lidhje me shumë njerëz për 5 vitet e fundit. Ajo ishte lidhja ime e vetme. Ma ktheni njerëz,” – tha 39-vjeçari.

Reklamë

 

 

Të dy kanë patur një marrëdhënie dashuri-urrejtje pasi ndaheshin e lidheshin brenda një kohe shumë të shkurtër. Gjithsesi lidhja e tyre ka përfunduar me qetësi, pa zënka, ndërkohë që ylli i “Roar” ka përfunduar lidhjen 1-vjeçare me Orlando Bloom. Katy mund të preket nga ky dedikim, dhe mbase mund të shohim një rikthim të tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë