E martë, 10 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 minuta më parë
Bota

John Bolton viziton Ukrainën

Këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Bolton, ka mbërritur në Kiev të Ukrainës.

 

Duke folur për media në kryeqytetin ukrainas, Bolton tha se ka udhëtuar aty për të dëgjuar përparësitë e qeverisë së re, duke shtuar se është në interes të Shteteve të Bashkuara për të parë një Ukrainë të suksesshme.

 

Reklamë

Kjo është vizita e parë në Ukrainë, nga një zyrtar i lartë amerikan, që nga zgjedhja e presidentit, Volodymyr Zelenskiy, në muajin prill.

 

“Ambasadori Bolton është këtu për të nënvizuar mbështetjen e SHBA-së për sovranitetin e Ukrainës, integritetin territorial dhe rrugën euro-atlantike”, tha më herët, ambasada e SHBA-së në Kiev.

 

Një ditë më parë, Bolton ka thënë se Uashingtoni mbështet “përpjekjet e reformave dhe vizionin e Zelenskiyt, për të krijuar një Ukrainë më të fortë dhe më të përparuar”, krahas luftimeve të vazhdueshme midis forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në lindjen e vendit.

 

Gjithashtu, Bolton pritet të udhëtojë në Minsk të Bjellorusisë, për bisedime me presidentin, Alyaksandr Lukashenka, mirëpo nuk është bërë e ditur data e saktë e vizitës.

 

Udhëtimi i Boltonit në Minsk – i cili nuk është konfirmuar nga zyrtarët amerikanë – do të shënonte vizitën e nivelit më të lartë amerikan në Bjellorusi në 20 vitet e fundit.

 

Qeveria e një tjetër republike ish-sovjetike, asaj të Moldavisë, tha më herët se Bolton do të vizitojë Kishinjevin më 29 gusht./ REL

Vazhdo të lexosh

Reklamë