E premte, 25 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Johannes Hanh takohet me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, priti në një takim komisionerin evropian të zgjerimit, Johannes Hahn. Ata diskutuan për procesin e integrimit dhe përparimin e Serbisë drejt kësaj rruge.

 

Hahn u shpreh se të gjitha vendet e rajonit duhet të përdorin presidencën bullgare dhe austriake të këtij viti të bashkimit evropian për integrimin e tyre në be.

 

Reklamë

Me anë të një postimi në Twitter Hahn, thekson se reformat e mëtejshme të sundimit të ligjit dhe dialogu me Kosovën janë vendimtare për anëtarësinë e Serbisë në Union.

 

Ndërsa presidenti Vuçiç u shpreh se Serbia do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.

Vazhdo të lexosh

Reklamë