Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në Shkodër kabinetin qeveritar dhe drejtuesit e pushtetit lokal për të diskutuar situatën në 61 bashkitë e vendit.

Në  takimin që po zhvillohet në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, përveç drejtuesve socialistë të pushtetit lokal marrin pjesë edhe kryetarët e bashkive që fituan në 14 maj me koalicionin “Bashkë fitojmë” të drejtuar nga Sali Berisha.

Lexo edhe :

Related Posts

Kryetarët e Hasit, Mirditës, Pukës, Fushë-Arrëzit, Memaliajt e Kavajës janë pjesë e takimit me kryeministrin Edi Rama.

I vetmi kryetar i zgjedhur i bashkisë që mungon është Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg për shitblerje votash, por Himarën e përfaqëson në këtë takim kryetari i bashkisë në detyrë Jorgo Goro.

Mësohet se ministri për pushtetin vendor Mazniku ka analizuar perfomancën e bashkive prej vitit 2015 kur nisi zbatimi i ndarjes së re territoriale.

Gjatë takimit Mazniku ka vënë në dukje se 14 bashki të vogla, mbeten problematike pasi buxhetet e tyre në masën 85% janë të varura nga grantet dhe transfertat e qeverisë.

Borxhet e bashkive sipas të dhënave të ministrit për pushtetin vendor janë 4.8 miliardë lekë, 60% më pak se në vitin 2015 e Kavaja e Vora mbeten bashkitë që kanë më shumë borxhe.

Të ardhurat vendore ndërkaq janë rritur nga 13.1 miliardë lekë në 2015 në31 miliardë leke në vitin 2023.

Ndërkaq kryeministri Edi Rama së bashku me Benet Becin, i cili është i pari socialist që drejton Shkodrën ne 3 dekada, ka inspektuar ambientet rreth stadiumit “Loro Boriçi” dhe tregun e Zdrales i cili do të prishet për t’i hapur rrugë ndryshimit  të kësaj zone./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *