E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Jo vetëm Angelina dhe Brad, tashmë edhe fëmijët e tyre janë të ndarë!

Angelina Jolie dhe Brad Pitt janë në një “luftë të vazhdueshme” kujdestarie për 6 fëmijët e tyre.

 

Megjithatë duket se pas shumë mosmarrëveshjesh ja kanë arritur që të mirëkuptohen me njëri-tjetrin deri diku.

 

Reklamë

Së fundmi një burim ka zbuluar për ‘Us Weekly’ se Brad ka festuar ditën e Krishtlindjes me 4 nga fëmijët e tij.

 

Dy djemtë Maddox dhe Pax kishin refuzuar të festonin me të gjatë mbrëmjes dhe sigurisht që kanë qëndruar pranë Angelina-s.

 

Megjithatë ky burim ka treguar se Brad e ka shijuar shumë festën me fëmijët e tjerë dhe ka qenë mjaft i lumtur që ka pasur mundësi të hapë dhuratat me ta.

 

Gjatë kësaj kohe aktori i njohur nuk ka qenë aspak i qetë, sepse Jolie ka vendosur shpesh presion mbi të, duke e detyruar në një farë mënyrë të qëndrojë larg fëmijëve./Tring

Vazhdo të lexosh

Reklamë