Protesta e nxënësve kundër rregullave të veshjes në shkollë po zgjerohet. Pas Francës, edhe nxënëset në Romë po kundërshtojnë thirrjet e mësuesve dhe drejtorëve që të mos vishen në mënyrë provokuese me minifunde dhe dekolte. Mediat italiane kanë rrëfyer historinë e disa nxënëseve.

 

 

“Në ditën e parë të shkollës, nëndrejtori, kur hyri në klasë, thirri një shoqen time, që atë ditë ishte veshur me fund. Ai tha se nuk ishte e përshtatshme të vishesh në atë mënyrë provokuese, që mund t’u bjerë në sy profesorëve. Dhe mesa di, e njëjta gjë ju tha edhe nxënëseve të tjera.”

 

Gojë më gojë, historia u tregua midis vajzave. Kjo bëri që edhe ato të revoltohen. Në ditët e tjera, ato u shfaqën në shkollë të gjitha të veshura me minifund. “Nuk është faji ynë nuk ju bie në sy veshja”, “Stop dhunës gjinore”, ishin disa nga posterat që ngjitën në muret e shkollës nxënëset. Drejtori i shkollës në Romë mohoi të ketë dijeni për ngjarjen.

 

“Unë personalisht nuk di asgjë. Por unë mund të garantoj një gjë: në shkollën tonë të gjithë janë të lirë. Për mua, të gjithë mund të vishen siç duan, kufijtë e vetëm janë Kushtetuta, Kodi Penal. Sigurisht që nuk kemi një kod veshjeje dhe as nuk do të na shkonte ndërmend ta impononim diçka të tillë. Por unë do të nis kontrollet. Nuk mund ta mendoj se dikush është aq naiv dhe i pakujdesshëm sa të shprehet në një mënyrë të tillë. Ato janë mendime subjektive. Nëse shkojmë drejt censurës, është problem”, tha Carlo Firmani, drejtori i shkollës.

 

Kjo protestë vjen pas asaj në Francë, ku gjimnazistet nisën një fushatë në shkollë dhe në rrjetet sociale për t’u rebeluar kundër rregullave të shkollës për të veshjen.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *