Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
04 September 2026
Vizion fokus

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë kundër Iranit

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje nga brenda...

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj kompanive kineze

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona të armatosur...

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë marshimin në...

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet për Ukrainën

U emërua në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, reagon...

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është e arritshme

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkollat...

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë: “El...

Jo një “mrekulli në Teheran”

Nga Matthias von Hein
Redaktor në DW
12 Qershor 11:56

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë shkoi në Teheran me duar bosh. Po me duar bosh u kthye. “Mrekullia e Teheranit” nuk u bë realitet; as marrëveshja bërthamore nuk u shpëtua, as nuk u vendosën piketa të reja për qetësimin e gjendjes në rajon. Shpresa të tepruara nuk u lidhën që në krye me këtë “udhëtim në krizë”, siç e quajti zëdhënësja e Maasit. Sepse përgjegjësja e mirëfilltë për përshkallëzimin e situatës në Gji nuk qe në tryezë gjatë bisedimeve: SHBA.

Fushata e saj e “presionit maksimal”, siç synohej, po ia zë frymën ekonomisë iraniane. Eksportet e naftës kanë rënë, inflacioni ka marrë përmasa galopante, monedha është në rënie të lirë. Në këtë situatë, në Republikën Iraniane rritet presioni në politikën e brendshme.

Rezultati: Irani po shkon gradualisht në fund të “durimit strategjik” të praktikuar deri tani. Teherani kërkon ndihmë konkrete kundër sanksioneve amerikane, apo edhe më mirë, heqjen e tyre. Përndryshe, që nga 7 korriku Teherani kërcënon të shkelë në mënyrë të dozuar detyrimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore, veçanërisht duke e pasuruar uraniumin mbi nivelin e miratuar.

Evropianët nuk kanë asgjë për t’i ofruar Teheranit

Më shumë se bursën evropiane të këmbimit INSTEX, e cili u themelua në janar, për të anashkaluar sanksionet financiare amerikane, Heiko Maas nuk mundi të ofrojë. Deri tani, megjithatë nuk është kryer asnjë transaksion i vetëm nëpërmjet INSTEX-it. Evropianët vërtet kanë shkaqe të forta, me të cilat pohojnë përkushtimin ndaj marrëveshjes bërthamore. Por në përpjekjen për ta mbajtur gjallë marrëveshjen kundër dëshirës së administratës amerikane, ata bëjnë një figurë të pafuqishme. Sepse në këmbim të heqjes dorë në mënyrë të kontrolluar nga armët bërthamore, ata nuk mund ta ofrojnë shkëmbimin e premtuar ekonomik dhe tregtinë. Shumë e madhe është veçanërisht frika e bankave ose e sipërmarrjeve që investojnë në SHBA se mund të vihen në shënjestër të autoriteteve financiare të SHBA.

Përveç kësaj, situata ndërlikohet nga fakti se Uashingtoni me sa duket nuk është i të njëjtit mendim për synimet që duhen ndjekur në Iran: ndryshimin e regjimit, siç përfytyron këshilltari i sigurisë John Bolton? Ose thjesht një “marrëveshje më të mirë” nga kryetari i marrëveshjeve, Presidenti i SHBA, Donald Trump?

Çdo kanal bisedimesh është i rëndësishëm

E megjithatë, pasi janë transferuar në rajonin e Gjirit Persik aeroplanmbajtëse, ushtarë dhe skuadrilje bombarduesish është mirë që marrin rrugën edhe diplomatët. Gjendja është tepër e rrezikshme. Vërtet që asnjëra palë nuk e dëshiron luftën – përveç ndoshta John Bolton-it – por secili përgatitet për dhe e pret atë. Keqkuptimet në këtë situatë mund të shkaktojnë potencialisht katastrofa. Dhe çdo kanal bisedimesh është me vlerë shumë të madhe. Veçanërisht po të lidhen diku me këtë kanal edhe Uashingtoni dhe Rijadi. Si në vizitën e kryeministrit japonez Shinzo Abe në Teheran të mërkurën, i cili gjithashtu udhëton me porosi të Trumpit. Ose – gjithashtu të mërkurën – në vizitën në Berlin të princit të kurorës të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed.

Në fund, megjithatë, nuk do të ketë asnjë rrugë tjetër përveçse bisedimeve të drejtpërdrejta midis Teheranit dhe Uashingtonit. E gjithë bota është e interesuar për bisedime të tilla dhe Maasi do të ketë këmbëngulur në Teheran për këtë. Por: me thikën e sanksioneve në grykë, Irani zor se do të ulet në tryezën e negociatave.

Burimi: DW

Posted Under:
Opinion
Tagged:
Arme bërthamore bisedime Heiko Maas Iran Teheran

Nga e njëjta kategori

Çfarë do të thotë kapja e Maduros për Rusinë?

më shumë...

Dronët ukrainas që po godasin arkën e luftës së Rusisë

më shumë...

“Lokalet” në Kosovë do të sjellin ndryshim pushteti në veri

më shumë...

A mund të heqë dorë Turqia nga energjia ruse?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:52

Vance: Të gjitha opsionet janë në tavolinë...

10:51

Pse fëmijët duhet të mësojnë të lexojnë...

10:22

Përplasja mes biznesmenëve, tension dhe kërcënime, pamje...

10:16

Pekini kërkon heqjen e sanksioneve amerikane ndaj...

10:04

Çfarë ndodhi në Radhimë? Momenti kur persona...

9:30

Dita e 96 e protestës, qytetarët vijojnë...

9:29

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:11

Dorëhiqet ministri estonez pas skandalit me municionet...

9:09

U emërua në krye të Ministrisë së...

8:45

Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është...

8:09

New York ndalon përdorimin e inteligjencës artificiale...

7:51

Paralajmërimi i frikshëm i Organizatës Botërore të...

7:44

Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, policia: U...

7:32

Zjarri në Kalivaç të Lezhës, 26 banesa...

7:26

Akuzat për mbylljen e profileve që pasqyrojnë...

7:24

4 gola në 3 ndeshje, Mbappe shpallet...

6:54

BE vendos taksë të re për produktet...

6:49

Të gjithë zgjedhin vajin e ullirit, por...

6:45

Zjarr i madh në portin e Shëngjinit,...

6:41

Nga akademia te ekipi i parë? Spalletti...

Më të klikuarat

  • Vijon saga e hakmarrjes në Mirditë! Vritet Viktor Bardhi, vë...
  • Persona të armatosur e kërcënuan dhe gjobitën 5 mln euro, ku...
  • Kuçovë/ Shoqëruan me forcë një person, Hita pezullon nga det...
  • Kristian Bardhi dhe Martin Bardhi “Gjaku” që po merr jetë, 31 vite “luftë” mes fiseve në Rrësh...
  • E rëndë/ 29-vjeçari rreh për vdekje nënën e tij, sulmi zgjat...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.