Dhjetëra kamionë me sloganë kundër mbajtjes së maskës pushtuan rrugët e Berlinit mbasditen e së shtunës. Demonstratat kundër masave të marra në kuadër të pandemisë arritën kulmin, duke numëruar rreth 20 mijë pjesëmarrës.

Kjo është protesta më masive në kohë pandemie në Gjermani, e cila është shoqëruar me një valë kritikash pasi numri i rasteve të reja me covid 19 ka ardhur në rritje ditët e fundit.

Dhjetëra policë janë plagosur në përpjekjet për të shpërndarë turmat. Shumë protestues  e quajtën koronavirusin si një “alarm të rremë”. Të tjerë brohorisnin: “Ne jemi vala e dytë”.

Disa protestues mbanin një flamur që kërkonte arrestimin e miliarderit amerikan Bill Gates, kancelares gjermane Angela Merkel, ministrit gjerman të shëndetësisë Jens Spahn, dhe të tjerë.

Spahn komentoi mbi ngjarjen, duke thënë se “Po, demonstrimet duhet gjithashtu të jenë të mundshme në kohën e koronavirus, por jo si kjo”.

“Distancimi, rregullat e higjenës dhe maskat shërbejnë për të na mbrojtur të gjithë ne,” shkroi ai në Tëitter.

Kryetari i Bashkisë së Berlinit Michael Müller gjithashtu kritikoi ashpër protestuesit duke thënë se ata nuk i kanë parë faktet dhe kështu rrezikuan shëndetin e njerëzve të tjerë. Ai shtoi se ende nuk ka vaksinë apo trajtim efektiv dhe se situata nuk ka mbaruar.

Në orët e vona të pasdites, policia përdori altoparlantë duke bërë thirrje që demonstruesit të largoheshin në mënyrë paqësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *