E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

“Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”/ Berisha njofton protestë para selisë së PD

Të shtunën në mesditë ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur në protestë të gjithë demokratët kundër Lulzim Bashës.

 

Slogan i kësaj proteste kombëtare është  “jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”, duke bërë të qartë se qëllimi i tubimit është largimi i Bashës nga zyra e kryetarit të partisë dhe më pas protesta do të zhvendoset drejt Kryeministrisë.

 

Reklamë

Por në situatën kur Basha ka injoruar Sali Berishën e mbështetësit e tij, dhe po kryen punime në selinë e PD; Komisioni i Rithemelimit ka deklaruar publikisht se bunkerizimi i selisë nuk do të pengojë demokratët ta largojnë Lulzim Bashën.

 

KOMISIONI I RITHEMELIMIT

“Me këtë rast i kujtojmë Lulzim Bravës që mendon se me  dyer dhe brava do të mposhtë shumicën dhe pluralizmin në Shqipëri se ata  që shemben regjimin me gjakatar në ’90 nuk do të lejojnë kurrë asnjë derë, bravë, hekur apo shul të mbajë peng vullnetin e tyre të shprehur përmes votës së lirë.”

 

Ne 11 dhjetor, në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, 4.446 delegatë votuan pro shkarkimit të Lulzim Bashës dhe një javë më vonë, në 18 dhjetor, në referendum, 43.385 demokratë konfirmuan shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të Partisë Demokratike.

 

Në 23 dhjetor, Komisioni i Rithemelimit njoftoi zyrtarisht Bashën për vendimin e anëtarësisë, duke i vendosur si afat për lirimin e zyrës datën 5 janar,duke theksuar se në të kundërt vetë demokratët do ta largojnë atë nga selia e PD.

Më shumë video

Reklamë