Subscribe

Zv/ministrja e financave Vasilika Vjero, në një intervistë për Vizon Plus jep disa detaje se si do të zbatohet ligji i amnistisë fiskale dhe asaj penale. Sa i përket legalizimit të vlerave monetare që vijnë nga jashtë vendit, ato do të kryhen sipas ligjeve në fuqi, pra aq sa lejon limiti i kalimit të parave cash që në rastin konkret është vetëm 7 mijë euro.

Që të mos keqkuptohemi, nuk parashikohet ai koncepti që merr çantat me para dhe nisu drejt Shqipërisë për amnisti. Çdo transferim i të ardhurave do të bëhet sipas ligjeve në fuqi, aq sa lejon limit që do të duhet për të kaluar kufirin

Ndërsa sa i përket deklarimit të pasurive të tjera, jo monetare, ato në çdo rast do t’i nënshtrohen tarifave doganore në fuqi. Lidhur me verifikimin e burimit të të ardhurave, Vjero shpjegon se si dhe kush të analizojë të dhënat.

Pas plotësimit të formularit nga ana e subjekt një ekip i specializuar do të bëjë verifikimin e mundshëm me institucionet përkatëse ligjzbautuese lidhur me subjektin historikun dhe aktivitetin e tij-shpjegon Vjero.

Fakti që ky projektligj, në ndryshim nga amnistitë e tjera ofron sigurinë se subjektet nuk do të hetohen apo ndiqen penalisht, për qeverinë është elementi kyç që nuk mund të parashikojë se kush do të jetë efekti në të ardhura i kësaj nisme.

E kemi thënë që në fillim që është e vështirë të bëjmë parashikime. Amnistitë e mëparshme nuk e ofronin sigurinë e duhur për subjektet, ndaj ligji i fundit mund të jetë një shtysë e fortë që individë apo bizneset të aplikojnë

Sipas ekspertëve ligji në fjalë, do të ketë një efekt kryesisht për pasuritë e padeklaruara që janë brenda vendit, ndërsa ato që janë jashtë duket e vështirë gati e pamundur për të amnistuar. Raportet ndërkombëtare vlerësojnë se informaliteti në ekonominë tonë në 40 %, por se sat ë interesuar do të jenë individët dhe bizneset për të përfituar kjo mbetet për t’u parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *