“Jeta triumfon”/ 34 bebe vijnë në jetë në 24 orët e fundit në Tiranë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë ardhur ne jetë 34 bebe në dy maternitetet e Tiranës.
Edhe pse në periudhë pandemie, ministrja shprehet se jeta triumfon, ndërsa ka bërë me dije se në të gjithë vendin kanë lindur 1470 fëmijë gjatë këtij muaji.
“Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë sistemin shëndetësor për shkak të situatës së epidemisë së shkaktuar nga #COVID19, jeta triumfon. 24 orët e fundit kanë qenë të pazakonta në kryeqytet ku kanë lindur plot 34 bebe në dy maternitetet e Tiranës! Në të gjithë vendin, gjatë këtij muaji në përballjen me #COVID19, në maternitetet tona nga veriu në jug të vendit kanë ardhur në jetë 1470 fëmijë #FëmijëtJanëMrekulli”




