Subscribe

Çfarë ndodh brenda vendit i cili është gjithmonë gati për luftë dhe vazhdon provokimet me raketa bërthamore kundër SHBA-ve dhe aleatëve të saj? Koreja e Veriut, zyrtarisht Republika Popullore Demokratike e Koresë, shtet një partiak I udhëhequr nga Partia Koreane e Punëtorëve, konsiderohet si vendi më I izoluar në botë dhe cilësohet si diktaturë totalitare. Rrejti televiziv CNN ka depërtuar brenda Koresë.

 

Një vizitë turistike në këtë vend do të thotë të jesh i shoqëruar nga sigurimi edhe pse nuk arrin ta kuptosh këtë gjë. Vizitorët udhëzohen që nuk mund të bëjnë asnjë video apo fotografi. Agjentët kontrollojnë telefonat dhe pajisjet e tjera dixhitale, duke përfshirë kamerat.

 

CNN arriti të komunikojë me njerëz nga të gjitha sferat e jetës, por ajo e cila del në pah është urrejtja e thellë e popullit ndaj SHBA-ve dhe fakti qe adhurojnë familjen e diktatorit Kim.  Më tronditëse është se si fëmijët rriten  ndryshe nga adoleshentët e tyre perëndimorë. Ata nuk luajnë me lojëra zbavitëse, por me armë dhe videolojëra, në mënyrë që të përgatiten për jetën reale. Shumica e djemve, dhe shumë vajza, i kalojnë vitet e rinisë duke I shërbyer Ushtrisë Popullore të Koresë, njësoj si prindërit dhe gjyshërit e tyre.

 

“Më pëlqen të vras armikun. Armiqtë tanë janë amerikanët. Një ditë do bashkohem me ushtrinë për të vrarë armikun e betuar amerikan. Ata na pushtuan me forcë, therën njerëzit tanë.”

 

E vërteta është se të gjithë këta fëmijë e dinë se është propaganda e qeverisë që mëson urrejtjen e egër ndaj SHBA-ve dhe besnikërinë ndaj familjes Kim. Statujat dhe fotografitë e diktatorit e familjareve te tij janë kudo. Gazetari pyet një ushtar se cila këngë i pëlqen më shumë, dhe ai i përgjigjet:

 

“Më pëlqen kënga për përjetësinë revolucionare e Koresë së Veriut, ku vlerësohet Kim Jong Un.”

 

Në reportazhin e CNN, gazetari pyet basketbollistin e famshëm Dennis Rodman, mikun e ngushtë të diktatorit koreano-verior nëse është vizita e tij në Korenë e Veriut është për t’i dhënë një mesazh nga presidenti I SHBA-ve, Donald Trump.

 

“Jam këtu për të vizituar disa miq të mi, kalofshi një ditë të bukur”

 

Jeta në Korenë e Veriut është shumë e qetë, pavarësisht mesazheve të diktatorit Kim jong un drejtuar botës. Njerëzit në këtë vend nisin ditën duke i kënduar lavde liderit komunist, dhe më pas vijojnë punën. Kryeqyteti është zemra e vendit, shtëpia e qytetarëve më të besuar dhe më të privilegjuar.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *