Njerëzit në Kabul i janë përgjigjur largimit të trupave amerikane nga Afganistani.

 

“Më duhet të them se ne nuk duam që një vend i huaj të jetë në atdheun tonë. Ne jemi të lumtur që sigurohet siguria, por ne kemi nevojë për bukë dhe ujë”, tha një banor për agjencinë e lajmeve “Reuters”, shkruan BBC.

 

Një tjetër banor u shpreh: “Pritshmëria jonë nga qeveria e Emiratit Islamik është që bankat të jenë të hapura, punonjësit (e qeverisë) të shkojnë në punë, sepse paratë janë të rëndësishme për ne…Unë kam qenë i papunë dhe kam qëndruar në shtëpi për 17 ose 18 ditë, dhe kjo nuk është e lehtë sepse kemi qira, fatura të energjisë elektrike dhe shpenzime të tjera”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *