E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Jessie J i kërkon falje Dua Lipa-s që i ka vjedhur veshjen, në mënyrën më të bukur të mundshme!

 

Këngëtarja me famë botërore Jessie J dhe artistja me origjnë shqiptare Dua Lipa duket se kanë qëlluar të veshin të njëjtën veshje. Jessie J e paska planifikuar më herët që këtë veshje ta kishte në një prej koncerteve të saj, por Dua u tregua më e shkathët dhe e veshi e para.

Reklamë

 

Ka qenë vetë artistja e famshme e cila ka postuar në ‘Instagram’ një foto të të dyjave duke treguar vlerësimet e saj për Duan, madje edhe duke e ftuar atë në një duet.

Reklamë

 

 

‘Kisha vendosur ta vishja dy javë më parë, me të vërtetë kisha shumë dëshirë ta vishja. Por për dreq ti e veshe e para. Po ti dukesh më mirë më të. Por unë e kisha e para këtë model flokësh. Ndihem shumë krenare për ty. Mendoj se kjo gjë ka ndodhur për një arsye. Do të bëje një duet një ditë dhe të vishje të njëjtat rroba në video?’-ka shkruar këngëtarja me famë botërore bashkangjitur fotos ku të dyja vajzat shfaqen me të njëjtën veshje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë