E shtunë, 26 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Jepen dënimet për grupin e Lazaratit që vrau oficerin e forcave speciale

Gjykata e Krimeve te Renda dënoi sot pasdite me burgim te përjetshëm Arbion Alikon dhe Bajram Bocin, për vrasjen ne Lazarat te ish-efektivit te Reneas Ibrahim Basha.

 

Për 9 te akuzuarit e tjerë si pjesëtarë te bandës, ne total u dhanë 150 vite burg. Seanca u zhvillua mes tensioneve për shkak te reagimit te ashpër te familjareve.

 

Te gjithë te dënuarit ishin arrestuar disa vite me pare, nen akuzën e vrasjes ne bashkëpunim te efektivit te Reneas si dhe për armëmbajtje pa leje. Ata qëlluan mbi forcat speciale ne qershor te vitit 2015, teksa policia kishte hyre ne Lazarat për te goditur bandat e trafikut te drogës.

 

Sipas Prokurorisë, grupi qe qëlloi mbi efektivet, kryesohej nga vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko. Ne bashkëpunim edhe me persona te tjerë, ata organizuan goditjen e trupave speciale, ku mbeten te plagosur edhe dy efektive te tjerë.

Vazhdo të lexosh