Politikë
Jep dorëheqjen nga mbrojtja për Erion Veliaj, avokati Artan Gjermeni

Jep dorëheqjen nga mbrojtja për Erion Veliaj, avokati Artan Gjermeni.
Dorëheqja vjen pas rrëzimit të kërkesës së avokatit nga gjykata për t’u njohur Veliaj me aktet në dosje.
Reklamë
Kështu mbrojtësi ligjor Artan Gjermeni u zëvendësua nga një avokate tjetër, që u caktua me vullnet të Gjykatës së Posaçme për një proces të rregullt ligjor.
Tanimë Veliaj do duhet të mbrohet nga Valentina Teodoresku, e cila nga ana e saj kërkoi kohë të njihet me dosjen e tij.
Seanca në këto kushte u shty për në datën 5 janar.
/vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




