E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Jep dorëheqjen kryeministri armen Serzh Sargsyan

Pas protestave qe zgjaten 10 dite, kryeministri i Armenisë Serzh Sargsyan ka dhënë dorëheqjen.

 

Demonstratat kundër tij në kryeqytetin armen shpërthyen më 13 prill, ndërsa tubuesit e akuzuan kryeministrit për kapje të shtetit. Protestat e dhunshme çuan në arrestimin e disa deputetëve opozitarë. Qeveria kërcënoi me prangosjen e tyre dhe heqjen e imunitetit, por këtë të hënë kryeministri bëri kthesën e madhe, duke lajmëruar dorëheqjen.

 

Reklamë

Në fjalimin e tij para popullit, Sargsyan pranoi se kishte gabuar.

 

Serzh Sargsyan ka qene në postin e presidentit për një dekadë. Gjatë detyrës ai bëri disa ndryshime kushtetuese duke e kthyer vendin në republikë parlamentare. Por pas fitores së referendumit, ai ndryshoi mendje, duke u bërë kryeministër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë