E shtunë, 31 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Jep dorëheqjen kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku zyrtarizon largimin në mbledhjen me ministrin e Brendshëm

Jep dorëheqjen  kreu i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Kështu bëjnë me dije burimet për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj.

Reklamë

Ditën e sotme, në mbledhjen e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha  pritet që të zyrtarizohet dorëheqja e Rrumbullakut.

Muhamet Rrumbullaku u emërua si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas vendimit të qeverisë më 7 shtator 2022.  Ky emërim i  Rrumbullakut erdhi pas shkarkimit të ish-drejtorit Gledis Nano. Ai u hoq me argumentin se nuk i realizoi objektivat.

Reklamë

Ndër të tjera, Muhamet Rrumbullaku ka mbajtur një sërë detyrash të larta në Policinë e Shtetit. Po ashtu, ai ka punuar edhe në sektorin privat.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, nesër në orën 10:00 ka thirrur në mbledhje të gjithë drejtorët e policisë së qarqeve, si edhe drejtorët e departamenteve.

Pritet të diskutohet ligji i ri i policisë, ku kryesisht do të diskutohet në procedurën e përzgjedhjes së kreut të policisë së shtetit, drejtorëve vendorë dhe shefave të komisariateve. Këto pozicione me ligjin e ri do të përzgjidhen me komision. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë