Ushqimet, aktiviteti fizik por edhe strsi janë ndër faktorët që ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndetin e kockave.
Por jo vetëm kaq. Një tjetër faktor që ndikon negativisht është edhe konsumimi i kafes.
Arianit Iliazi, mjek i Rehabilitimit Ortopedik, ishte i ftuar në “Mes’dritë” në Vizion Plus, ku ka rekomanduar reduktim të dozave ditore.
“Kafeina e bën më të ngadaltë absorbimin e kalciumit. Rekomandohet marrja e kafes në doza të moderuara. Në mjekësi ka një formulë që u përshtatet të gjithëve, por jo në 100% të rasteve.
Kafeina sa më pak, por edhe pijet me gaz dhe ato energjike”, tha mjeku.
Ai më tej shtoi se lëngu i kockave të viçit është një nga ushqimet më të mira.
“Lëngu i konckave të viçit është shumë i mirë. Ne dalim pak tek ushqimi, që është shumë i rëndësishëm. Mënyra sa aktivë jemi apo menaxhimi i stresit. Është shumë i rekomandueshëm. Merret lëngu i kockave, e zien, hiqet yndyra, lihet ajo si cxhel, futet në frigorifer dhe i nxjerr në copa të vogla ditore”, tha ai.
Sardelja ose salmoni jane ndër ushqimet më të mira për kockat dhe duhet konsumuar dy herë në javë, shtoi më tej mjeku.
“Kocka ka nevojë për lëvizje. Por një punë me qëndrim në këmbë është më e lodhshme dhe më e dëmshme për kockat. Ata që punojnë ulur mirë është të marrim jastiqe që ndihmojnë kockat”, deklaroi Arianit Iliazi, mjek i Rehabilitimit Ortopedik.





