Opozita ka vijuar sërish me skenarin bllokues në seancën e kësaj të enjteje, ku me pankarta në duar dhe zhurmues nuk kanë lejuar socialistët të vijojnë diskutimet për rendin e ditës.

Derputeti i PD Ervin Salianji duke bllokuar foltoren së bashku me deputetë të tjerë të opozitës, ka ironiozuar deputetët e mazhorancës duke i quajtur “dele”.

Kokën poshtë kartonin lart, janë dele”, tha ai.

Ndërkohë që Zëvendës kryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj po drejton votimin e çështjeve në rend të ditës, deputeti Gazment Bardhi e ka akuzuar se po kryen vepër penale pasi në sallë nuk ka kuorum të mjaftueshëm.

Po falsifikon votimin! Ke 68 deputetë në sallë. Po kryen vepër penale. Po shkel Rregulloren, neni 55 pika 4. Po shkel Kushtetutën Nuk ua falim këtë”, dëgjohet të thotë ai.

Ndërkohë që PS vazhdonte rendin e ditës me zhurmuesve, disa nga deputetët mbanin në duar pankarta ku lexohej:

“Demokracia vendoset me zgjedhje”, “Nuk duam Parlament Monist”./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *