Monika Kryemadhi deklaroi plot siguri se LSI do të marrë 40 mandate në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në emisionin “Quo Vadis”, ajo e krahasoi situatën në të cilën ndodhet vendit me atë të vitit 1997.

“Është e njëjta situatë si në 97. Në 97-ën ishte kallashi, në krahun e Florian Pullatit me bandat e Babrrusë. Tani është COVID; nuk kemi Flor Pullaz. Në ’97 nuk kishin PS, por ama njerëzit shkuan dhe votuan.”

“Unë ndiej respekt për ata socialistë që e gjejnë veten pranë nesh. Opozita është e unifikuar. Jemi një front opozitar ku kemi rënë dakord me disa parime. LSI do të marrë 40 mandate, opozita në grup do të marrë 100 mandate.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *