E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Jemi pranë popullit turk”/ Shqipëria solidarizohet me familjet e viktimave

Krerët më të lartë të vendit janë solidarizuar me Turqinë menjëherë pas lajmit se një tërmet i fuqishëm goditi pjesën lindore, provincën Elazil, mbrëmjen e së premtes.

Në rrjetin social, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u shpreh se populli shqiptar është afër atij turk në këto momente të vështira. I tronditur nga viktimat, kreu i shtetit u uron shërim të shpejtë të lënduarve dhe lutet që bilanci i viktimave të mos rritet.

Pak orë pas lëkundjes së fuqishme sizmike, kryeministri Edi Rama, në mesazhin e tij ngushëllues, shkruan se i qëndron pranë Turqisë mike me shpresën që t’i japë autoriteteve të vendit dhe presidentit Erdogan të gjithë forcën për të përballuar këtë tragjedi që ka shënuar edhe jetë të humbura.

Ngushëllimet më të thella popullit turk dhe presidentit Erdogan. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave, shkruan në kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Një mesazh vjen edhe nga kryetari i parlamentit, Gramoz Ruçi, duke theksuar se goditjet e natyrës përballohen bashkërisht.

Më shumë video

Reklamë