Video · Politikë
“Jemi në fazën më të vështirë, respektoni rregullat”/ Rama: Të infektuarit do të shtohen
Pas rritjes së numrit të viktimave për shkak të koronavirusit, kryeministri edi rama lajmëron se shqipëria ka hyrë në fazën e saj më të vështirë. Nga zyra, kreu i qeverisë, pohoi se humbja e jetëve njerëzore dhe rritja e numrit të të infektuarëve është e pashmangshme.
Reklamë
Si në çdo dalje të tij, kreu i qeverisë kritikat i pati për ata pak njerëz që nuk i binden masave shtrënguese kundër transmetimit të sëmundjes Covid-19 nga njerëzit teksa qëndrojnë në radhë për ushqime apo produkteve farmaceutike, duke mos respektuar distancën.
Reklamë
Të pabindurve, Rama u kujtoi se koronavirusi nuk prek vetëm të moshuarit por edhe të rinjtë, arsye kjo për të mos neglizhuar asnjë masë mbrojtëse.
Më shumë video
Reklamë




