Subscribe

Kryeministri Edi Rama, në takimin me disa pedagogë të universitetit “Luigj Gurakuqi” sot në Shkodër, iu kërkoi atyre që të paraqesin një platformë të shkruar zhvillimore me afat 10-vjeçar.

Ai tha se fokusi duhet të jetë tek integrimi i universiteteve tona me ato jashtë vendit.

Duke e krahasuar gjendjen e universiteteve aktuale me atë të disa viteve më parë, kreu i qeverisë theksoi se është bërë shumë përparim.

 “Ne jemi djeg nga qulli i fryjmë kosit, se ne e dimë se si ka qenë gjendja e universiteteve dhe më pas kalojnë në kërkesa që janë mungesë naiviteti. Ajo që më bën përshtypje është se lidhja e rektorëve është direkt me ministrin. Rektori është numri një dhe është dhe rimëkëmbësi i qeverisë aty, flas për aspektin e zbatimit të ligjit.”

Po ashtu, ai ndau edhe batuta gjatë bisedës që zhvilloi me pedagogët.

“Unë mendoj se dy janë korsitë ku duhet të ecim, njëra është që këto që thoni ju, duhet të përkthehen në një platformë të shkruar, të konsultuar mes jush dhe të themi që këtu duhet të shkojmë për një dekadë. Të gjitha detajet duhet të sqarohen, të jetë e konsultuar dhe e bashkërenduar me ministrinë. Ne duam që universitetit t’i japim një funksion ndryshe. Universitetet duhet të fillojnë të mendojnë për krijimin e kolegjit profesional. Ne kemi o kamarierë, o super-menaxherë, në mes ku është një zinxhir i tërë shërbimi, ne nuk kemi, flas nga pikëpamja që ta përgatisë universiteti. Ne duhet të fokusohemi tani te kjo pjesë. E fundit, por më e rëndësishmja është që të arrijmë të integrojmë universitetet tona me ato jashtë. Nëse Universiteti i Shkodrës bëhet filial i një universiteti të huaj, psh. të Sienës, ju thuhet gjithë të rinjve që në Shkodër ti shkon te universiteti “Luigj Gurakuqi”, por merr diplomën e Universitetit të Sienës. Pastaj, le të ikin jashtë, por ama t’i kenë shanset edhe këtu. Në këtë drejtim duhet të synojmë ne.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *