Subscribe

Deklaratat e presidentit Hashim Thaci në emisionin Real Story në Vizion Plus kanë gjetur jehonë në Shqipëri e Kosovë.

 

Radio televizioni I Kosovës zgjodhi të transmetojë drejtperdrejt intervistën e Thacit në Tiranë, duke iu dhënë mundësi qytetarëve të ndiqnin në kohë reale cdo përgjigje të presidentit për ndryshimin e kufijve dhe dialogun me Serbinë.

 

Debate në Real Story mbi fatin e Kosovës, dhe betejën politike që ka ngritur në Prishtinë e jo vetëm, u përcoll me mijëra komente edhe në faqen e Vizion Plus në facebok.

 

Detajet që Thaci zbuloi nga nisma e tij për korrigjimin territorial janë pasqyruar ndërkohë edhe në mediat e shkruara dhe ato online në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Përmes studios se Real Story, Presidenti I Kosovës gjeti rastin të debatojë në distancë jo vetëm me analistët por edhe me kritikët dhe rivalët e tij politikë.

 

Ai siguroi se marrëveshja sjell njohjen e Kosovës nga Serbia, pa cënuar veriun e vendit.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *