E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Je si letër higjienike”/ Xhelal Mziu kapet me komentuesin: E dua Berishën…

Xhelal Mziu ka replikuar me një komentues në llogarinë e tij në “Facebook”, pasi ky i fundit në një nga postimet e deputetit demokrat në lidhje me fiskalizimin, e ka quajtur “letër higjienike”.

 

Në përgjigjen e tij, Mziu thekson se letër higjienike bëhen frikacakët, duke shtuar më tej se ai ka dhënë prova për dashurinë që ka ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

 

Reklamë

Komentuesi: Le o Xhelal se je i konsumuar si letër higjienike

Xhelal Mziu: Unë i konsumuar? Po ti nuk din qëndrimin tim ndaj Berishës! Unë kam dhënë prova se sa  e dua Sali Berishën dhe e dua! Ju që shkruani e doni relativisht. Berisha i din më mirë se sa ju gjërat. Letër higjienike bëhen frikacakët unë kam dhënë prova.

 

Në takimin e Berishës disa ditë më parë me demokratët në Peshkopi, Xhelal Mziu nuk ishte i pranishëm në “Foltoren” e ngritur nga ish-kryeministri. Mosprezencën e tij krah Berishës ka bërë që demokratët ta cilësojnë si “tradhti”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë