Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar u mblodh këtë të premte Konferenca e Kryetarëve, e cila përcaktoi edhe axhendën e  punimeve për tre javët e shtatorit.

 

Kuvendi javën e ardhshme do të nisë punën, ku edhe dhe do të diskutohen dhe miratohen ligje të ndryshme. Bëhet me dije se Konferenca e Kryetarëve ka futur në kalendarin e seancave nismën e PD për deklasifikimin e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

 

Më herët edhe mazhoranca ka kërkuar që të bëhet verifikim për të gjitha figurat politike dhe se cilido që ka qenë bashkëpunëtor nuk duhet të kandidojë për deputet apo në institucione shtetërore.

 

Mësohet gjithashtu se Konferenca e Kryetarëve ka përfshirë në kalendarin e punimeve edhe çështjen e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

 

Opozita ka kërkuar që Xhaçkës t’i hiqet mandati, pasi pretendojnë se ka ndikuar me postin e saj për t’i dhënë bashkëshortit shfrytëzimin e pronës publike në Himarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *