E premte, 13 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Java nis me bombardime në Ukrainë, dëgjohen sirena alarmi në Kiev

Disa shpërthime u dëgjuan mëngjesin e sotëm në qendër të Kievit , menjëherë pasi sirenat paralajmëruan për një sulm ajror rus kundër kryeqytetit ukrainas, sipas gazetarëve të AFP.

Të paktën pesë shpërthime janë dëgjuar rreth orës 10:30. “Shpërthime në kryeqytet. Nxitoni në strehimore!”, ka shkruar në Telegram kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.

Sipas autoriteteve të Kievit, mbetjet  e një rakete ranë në një lagje të kryeqytetit dhe një ndërtesë banimi u dëmtua.

Dje forcat ruse nisën sulme masive ajrore në Kiev dhe rajone të tjera të Ukrainës. Gjithashtu  janë vënë në gatishmëri edhe forcat e armatosura të Polonisë, të cilat njoftuan se një raketë ruse kishte shkelur hapësirën ajrore polake ./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë