Mijëra qytetarë protestuan pranë zyrave të qeverisë ne javën e 15 të tubimeve.

 

Protestuesit nisën tubimet që mbrëmjen e së shtunës per te vijuar edhe gjate te djeles. Ata qëlluan policinë me bomba Molotov, duke detyruar këtë të fundit të kundërpërgjigjej me gaz lotsjellës.

 

Protestuesit u mblodhën edhe para Konsullatës Britanike ku bene thirrje per ruajtjen e liritë themelore. Ata kënduan himnin mbretëror të Britanisë së Madhe dhe valëvitën flamurin e saj kombëtar.

 

Protestat në Hong Kong u nxitën nga një projektligj që do t’i lejonte Kinës të ekstradonte lehtësisht kriminelë dhe të dënuar politikë, por nisma u tërhoq me pas nga udheheqsja Karrie Lam.

 

Tashmë protestuesit kërkojnë largimin e saj,dhe hetim për sjelljen brutale të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *