Subscribe

Kërkimi i mandatit të tretë qeverisës la jashtë kandidaturave për deputetë disa emra socialistësh.

 

Deputetë për më shumë se një herë apo ish ministra gjatë tetë viteve të qeverisjes nuk u përfshinë në skuadrën me të cilën Edi Rama kërkon të rizgjidhet për herë të tretë kryeministër.

 

Më së shumti të dorëhequrit e deklaruan vendimarrjen e tyre në rrjetet sociale, raporton Vizion Plus.

 

Nga Besnik Baraj, te Musa Ulqini dhe Sadi Vorpsi, pak ditë para se të zyrtarizohej lista e kandidatëve për deputetë, arsyet e largimit ishin personale ose për t’i lënë vendin më të rinjve.

 

MUSA ULQINI

DEPUTET PS

Unë jam shumë i emocionuar të them sot që kam qenë shumë i nderuar që u kam shërbyer qytetarëve shqiptarë dhe socialistë për 25 vjet rresht. Jam përpjekur që ta justifikoj duke ofruar një model në politikën shqiptare dhe gjithmonë jam udhëhequr nga parimi që ndershmëria është modeli më i mirë.

 

FATE VELAJ

DEPUTET PD

Nuk do të thotë se në qoftë se ai niset për në Kinë, të marri çdonjërin që këtu e të shkoj deri në Kinë. Një pjesë të rrugës do ta bëj me të dhe unë për këtë pjesë të rrugës unë isha i duhuri për të, jo vetëm për Edi Ramën por edhe për Partinë Socialiste.

 

 

SADI VORPSI

DEPUTET PS

Edhe një herë, ishte një zgjedhje personale e imja.

 

Në radhët e socialistëve ka pasur edhe nga ata që tërheqjen nga karrigia e deputetit e kane menduar kohë më parë. Largimin e saj, Eglantina Gjermeni, ish Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ia ka kërkuar kryesocialistit Edi Rama që një vit më parë, edhe pse ky i fundit e komunikoi për 8 Mars, në ditën e gruas dhe të shpalljes së kandidaturave për deputetë.

 

EGLANTINA GJERMENI

DEPUTETE PS

Unë kam gati një vit që i kam thënë kryeministrit që nuk do të jem. Arsyeja, personale.

 

Të larguarit apo renditja jashtë zonës së sigurtë të socialistëve të karrierës si Fatmir Xhafa, Pandeli Majko e Mimi Kodheli, ministra dhe ish ministra të vlerësuar për detyra të përmbushura nga Edi Rama, në listën e socialistëve gjetën një vend edhe deputetë të opozitës parlamentare.

 

Me afrimin e zgjedhjeve, raporton Vizion Plus, Halit Valteri përtypi çdo akuzë për korrupsion ndaj qeverisë për tu bërë pjesë e saj.

 

HALIT VALTERI

DEPUTET, OPOZITA PARLAMENTARE

Nuk i rilinda unë, u rilind e gjithë Shqipëria se përballë kemi disa kufoma të vdekura që kanë 30 vite që i fshihen drejtësisë

 

Mes të ikurve apo të përjashtuarve, ka edhe të gëzuar. Pas tre mandatesh si deputet, Sadri Abazi heqjen e emrit nga listat e kandidatëve për deputet e ka pritur buzagaz.

 

SADRI ABAZI

DEPUTET PS

 

Çfarë ka ndodhur?…qesh…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *