Japonia tërheq trupat nga Sudani i Jugut

Kryeministri japonez, Shinzo Abe njoftoi sot tërheqjen në maj të trupave speciale japoneze, të dislokuara në Sudanin e Jugut prej pesë vitesh, në kuadër të një misioni paqeruajtës.
Ai sqaroi në prani të medias se kontigjenti japonez e kishte përmbushur misionin e tij.
“Një zyrtar i qeverisë, Yoshihide Suga, pohoi në një tjetër konferencë shtypi se tërheqja e trupave japoneze nuk kishte lidhje me përkeqësimin e situatës në Sudanin e Jugut”, raportoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo.
Rreth 350 ushtarë japonezë marrin pjesë kryesisht në ndërtimin e rrugëve dhe mirëmbajtjen e tyre në Sudanin e Jugut.
I krijuar në 2011 pas ndarjes me Sudanin, Sudani i Jugut u përfshi në fund të vitit 2013 në luftë të përgjakshme civile.




