Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
21 April 2026
Vizion fokus

Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të vrarë dhe...

Lavrov: Irani është bllokuar nga premtime të rreme të...

Lufta në Lindjen e Mesme, eurodeputetët kërkojnë “frenim” të...

Pakistani mesazh për SHBA dhe Iranin

Trump: Kemi kamera në çdo objekt bërthamor të Iranit

Bastisje kundër drogës në Meksikë, 2 oficerë të CIA-s...

Raporti BE-OKB: Gazës i duhen mbi 71 miliardë dollarë...

Bajrami e mbyll te Rejnxhërs, trajneri nuk e konsideron...

Sherr masiv mes të rinjve, përplasje me sende të...

Shpërthimi i bombës në Tepelenë, policia: Ja si ndodhi...

Japonia ngrin asetet ruse, qartëson marrëdhënien me Moskën

9 Mars 11:31

Japonia njoftoi të martën një raund të ri sanksionesh ndaj Rusisë për shkak të sulmit ndaj Ukrainës, duke sinjalizuar kështu një ndryshim nga përgjigja më e butë dhe jo shumë e qartë ndaj ankesimit të Krimesë nga Moska në vitin 2014.

 

Sanksionet më të fundit përfshijnë vendosjen e kontrolleve ndaj udhëtimit dhe aseteve të disa individëve të afërt me Presidentin rus Vladimir Putin, si dhe ndaj disa zyrtarëve të tjerë bjellorusë. Sipas agjensisë së lajmeve Reuters, sanksionet përfshijnë edhe ndalimin e eksportit të paisjeve për rafineritë ruse të karburanteve dhe të mallrave të përgjithshme të destinuara për Bjellorusinë dhe që mund të përdoren nga ushtria në atë vend.

 

Sanksionet përfshijnë zëvendës shefat e stafit të administratës së Presidentit Putin, kreun e Republikës Çeçene, drejtuesit e kompanive të lidhura me Kremlinin, si Volga Group, Transneft dhe Wagner Group, njoftoi të martën Ministria japoneze e Financave.

 

Këto janë kufizime shtesë mbi ato të vendosura në muajin shkurt, kur Tokoi ndaloi hyrjen në vend të shtetasve të caktuar rusë dhe ngriu asetet e disa të tjerëve, ndër to edhe asete që mendohet se i përkasin vetë zotit Putin.

 

Japonia gjithashtu ka zbatuar kufizime ndaj eksporteve të produkteve të teknologjisë së lartë dhe i është bashkuar grupit të G-7ës në përjashtimin e disa bankave ruse nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SWIFT.

 

Veprime të tilla janë në kontrast me komentet e bëra nga kryeministri japonez Fumio Kishida në fillim të këtij viti. Në një fjalim për politikat më 17 janar, zoti Kishida tha se Tokio ishte gati të ndërtonte një “marrëdhënie gjithëpërfshirëse me Rusinë, përfshirë bashkëpunimin në sektorin e energjisë”.

 

Më 25 shkurt, kur Japonia njoftoi një paketë sanksionesh, zoti Kishida përdori një tjetër ton, duke kërkuar që Rusia të ndalonte sulmin dhe të tërhiqej. “Sulmi trondit themelet e rendit ndërkombëtar botëror”, tha ai.

 

Hera e fundit që Japonisë iu bë thirrje për të vendosur sanksione ndaj Rusisë ishte në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë në Ukrainën jugore. Në atë kohë, përgjigja e Tokios ishte e paqartë, me kryeministrin e atëhershëm Shinzo Abe që donte të bindte Vladimir Putinin të kthente katër ishuj pranë Hokkaidos në Japoninë veriore që Bashkimi Sovjetik kishte marrë në fund të Luftës së Dytë Botërore. Dy vendet nuk kanë nënshkruar kurrë një traktat paqeje pas luftës./ Voa

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Japonia Moske

Nga e njëjta kategori

Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të vrarë dhe mbi 7 mijë të plagosur

më shumë...

Lavrov: Irani është bllokuar nga premtime të rreme të SHBA-ve

më shumë...

Lufta në Lindjen e Mesme, eurodeputetët kërkojnë “frenim” të përkohshëm të udhëtimeve mujore në Strasburg

më shumë...

Pakistani mesazh për SHBA dhe Iranin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:59

Operacionet kundër Hezbollahut në Liban, 2454 të...

6:54

Lavrov: Irani është bllokuar nga premtime të...

6:24

Lufta në Lindjen e Mesme, eurodeputetët kërkojnë...

6:22

Pakistani mesazh për SHBA dhe Iranin

6:19

Trump: Kemi kamera në çdo objekt bërthamor...

5:57

Bastisje kundër drogës në Meksikë, 2 oficerë...

5:36

Nga bananet te çokllata e zezë, 6...

5:32

Raporti BE-OKB: Gazës i duhen mbi 71...

5:18

Bajrami e mbyll te Rejnxhërs, trajneri nuk...

5:08

Ambasadori amerikan në NATO viziton Kosovën

5:07

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë

4:58

Sherr masiv mes të rinjve, përplasje me...

4:12

5 ushqime që mund të bëhen të...

4:10

Shpërthimi i bombës në Tepelenë, policia: Ja...

4:00

Vrasje e trefishtë në Mal të Zi,...

3:33

Rama në Forumin Ekonomik të Dephit, zbardhet...

3:28

Nevoja për gjak vetëm po rritet, ka...

3:19

Reduktohen autobusët në Berat, shoferët ankohen për...

3:09

Përmbyten disa lagje në Lezhë, reshjet e...

3:06

Bie numri i krerëve të bagëtive, blegtorët...

Më të klikuarat

  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • “U pendova që e futa në shtëpi”, Malbora zbulon marrëdhënien...
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt: Ky ve...
  • Vanesa e mërzitur për Indrin, Romiri: Nuk ia vlen të qash pë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.