Subscribe

Bandat kriminale kanë realizuar një shtrirje kapilare duke e rritur aktivitetin si asnjëherë më parë. Kështu deklaroi Arben Kraja, drejtuesi i strukturës së posaçme antikorrupsion në konferencën kundër krimit të organizuar dhe antimafias në bashkëpunim me autoritetet italiane.

 

 

ARBEN KRAJA  

DREJTUES I SPAK

 

Gjithmonë e më shumë krimi i organizuar shqiptar po rrit aktivitetin e tij, po ndryshon përmbajtje e formë duke u përshtatur me mbijetesën për të eleminuar grupet e tjera e për të kapur tregjet. Nga pikëpamja e shtrirjes gjithnjë e më shumë shohim grupe që shtrijnë aktivitetin duke nisur nga vendet e origjinës të Amerikës së Jugut ku fillon transporti i drogave të forta, në vende tranzit, në vende ku konsumohet në vendet e mëdha të BE, por dhe në vende të tjera i është Dubai.

 

Egërsia që i karakterizon grupet kriminale shqiptare, sipas Krajës, fuqizohet edhe më tej nga përdorimi i teknologjisë dixhitale.

 

 

ARBEN KRAJA

DREJTUES I SPAK

Shohim përditë vrasje të ndodhura në gjithë këto zona që përmenda qoftë të shtetasve shqiptarë por dhe të shtetasve të huaj. Shohim gjithnjë e më shumë përdorimin e teknologjive të fundit digjitale për nevoja të aktivitetit kriminal, telefona të enkriptuar, rrjete të enkriptuara, sisteme digjitale që përdoren nga këto grupe kriminale.

 

Drejtuesi i Antimafias Italiane, Giovanni Melillo nënvizoi rritjen e  krimeve terroriste dhe sfidën që sjell lufta ndaj këtyre akteve.

 

GIOVANNI MELILLO

DREJTUES I ANTIMAFIAS DHE ANTITERRORIT ITALIAN

 

Vendet tona kanë një sfidë të përbashkët, të transformimeve të elementeve kriminale, që po ndodhin në mesdhe, lindjen e mesme e më gjerë. Kriminaliteti me bazë terrorizmin por rritet, por zgjerohet edhe lufta. Konfliktet ushqehen me levën e krimit të organizuar dhe terrorizmit, e ne duhet të shtojmë përpjekjet sepse kemi sfida të mëdha përpara.

Simpoziumi u organizua në kuadër të 30-vjetorit të krijimit të skuadrës italiane antimafia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *