Jamie Foxx ende nuk i pëlqen ideja e të qenurit një burrë i martuar.

 

 

Aktori dhe komediani, fitues i cmimit Oscar, u pyet në lidhje me mendimin e tij për martesën në “The Howard Stern Show”. Foxx është përfolur për një lidhje romantike me Katie Holmes për më shumë se 3 vite.

 

 

Janë parë herë pas here publikisht, në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje kanë nxitur thashetheme edhe për një martesë të mundshme mes tyre, por sërish nuk e kanë konfirmuar kurrë marrëdhënien që kanë.

 

 

Pergjigja e Jamie nëse ende nuk e pëlqen martesën, ishte kjo: “ Jo. Po kaloj shumë mirë kështu, pse ta prish gjithë këtë?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *