E mërkurë, 23 Shtator 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

James Blunt ja dedikoi “You are beautiful” një mashkulli

Sa herë e keni kënduar nën zë “You are beautiful”, duke bërë punët e shtëpisë, duke ecur apo duke u kthyer nga ndonjë festë? Kaq kohë, të gjithë besonim se James Blunt e ka shkruar këtë këngë romantike për gjininë femërore, por JO!

 

 

Nëse keni menduar të kërceni në ritmet e kësaj kënge në ceremoninë tuaj martesore, apo keni ëndërruar t’jua këndojë i dashuri duke ju parë në sy, atëherë duhet ta mendoni sërish. Sepse këngëtari ka thënë për Huffington Post, se kënga nuk është aspak romantike.

Reklamë

 

 

Ajo flet për një person nën efektin e lëndëve narkotike, i cili gjendet në metro dhe përballë ka një çift. Personi është duke ngacmuar vajzën, deri në momentin që i dashuri i saj i shfaqet atij para sysh.

 

 

Nëse dëgjoni me vëmendje tekstin do të kuptoni që situata nuk është dhe aq pozitive, saç e bëjnë tre fjalët e refrenit.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë