Subscribe

Mberrin ne Gjykaten e Posacme, Jamarbër Malltezi, i cili do te njihet me masen e sigurise nga gjykata pasi i arrestua te shtunen ne mbremje ne kuader te dosjes se privatizimit te ish-kompleksit Partizani.

 

Per dhendrrin e Berishes, organi  i posaçëm i akuzës njoftoi se ai ka përfituar më shumë se 5.4 milionë euro, e njëkohësisht ka fshehur origjinën, duke e ligjëruar këtë shumë, në një kohë kur nuk ka investuar para.

 

Në bashkëpunim me Fatmir Bektashin, biznesmenin që ndërtoi kullat, pervec korrupsionit pasiv, sipas prokurorëve të çështjes ata kanë kryer edhe pastrim parash.

 

Për këtë akuze Jamarbër Malltezi rrezikon maksimumi deri në 15 vjet heqje lirie.

 

Në dosjen rezulton se më 6 janar 2006 ministria e Mbrojtjes, me në krye Fatmir Mediun, i kishte dërguar letër Bashkisë Tiranë, ku shprehej se ish-klubi Partizani nuk ishte në planin e përhapjes së Forcave të Armatosura dhe për këtë arsye duhej të miratohej privatizimi.

 

Në vitin 2005 Mediu përmes një shkrese shkruan se gjykohej e nevojshme që t’i hapej rrugë privatizimit. Jamarber Malltezi nga ana tjetër i nis një shkresë Mediut, ku sqaron se është përfaqësues i 5 familjeve. Çështja e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” po hetohet nga prokurorët Enkelejda Millonai dhe Arben Kraja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *