“Jam zhytur në borxhe”/ Kërcënoi se do hidhej nga lartësia, biznesmeni fajëson ministren

Personi që tentoi të hidhej nga Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë është Admir Jahelezi. Ai ka patur një biznes në fushën e transportit mes Shqipërisë dhe Kosovës, i cili ka falimentuar.
Pas negociatave me familjarët dhe me policinë, të cilët e bindën që të zbriste nga lartësia, ai ka dhënë një prononcim për mediat, ku pretendon se biznesi i tij është përballur me konkurencën e pandershme. Ai tha se u detyurua që të merrte miliona lekë kredi, të cilat, tashmë nuk ka me çfarë t’i paguajë ato.
Jahelezi shtoi se kishte tentuar të kontaktonte edhe me ministrinë e Belinda Balluku, por, sipas tij, ajo i kishte mbyllur telefonin.
“Kam marrë në telefon tek Ministria e Transportit. Belinda Balluku ma ka mbyllur telefonin. Nuk është marr asnjë masë. Është përgjegjëse për dhënien e liçensave të transportit, por bëhet një tregti e pandershme. Kjo më ka detyruar të zhytem në borxhe.”




