Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion mbi Izraelin

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e...

Përfundon dita e 79 e protestës, nis marshimi në...

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të...

Vijon të mbetet e rënduar situata në pyjet e...

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive,...

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë humbin jetën...

“Jam mirë motra ime, mos u shqetëso”, pasi vrau gruan, 39-vjeçari fliste me kunatën duke u shtirur si viktima: Po nisem me një shok për Itali

6 Dhjetor 16:53

Greqi– Kastriot Cenko, 39-vjeçari me origjinë shqiptare i cili dyshohet se vrau gruan e tij, Alba Cenko 32-vjeç, u përpoq që ta fshihte ngjarjen.

Mediet greke shkruajnë se 39-vjeçari, i cili dyshohet se e kishte kryer krimin një javë më parë, u përpoq për ditë me radhë që të fshihte ngjarjen dhe t’i zhdukte gjurmët, duke e futur trupin e saj në papafingo.

Në të njëjtën kohë, autori i dyshuar i vrasjes, i cili rrëfeu krimin ditën e djeshme, 5 dhjetor ka tentuar të mashtrojë të afërmit e viktimës, duke i dërguar mesazhe nga celulari i Albës motrës së saj, për ta qetësuar.

Duke u shtirur si viktima, ai i shkruante kunatës se është mirë dhe se është larguar me një shok për në Itali, duke i kërkuar që të mos flasë me autoritetet.

“Të thashë se do të të marr kur të kem kohë. Unë jam mirë. Mos u shqetëso”, i shkruan ai motrës së Albës, duke pretenduar se është 32-vjeçarja.

Motra e Albës, e shqetësuar për fatin e motrës, kërkonte që të fliste me kamer dhe i kërkonte Albës t’i dërgonte mesazhe me zë që të sigurohej se ishte mirë.

“Motër, të thashë se jam mirë. Mos u shqetëso dhe thuaj mamit se jam mirë, të thashë se do të të marr kur të shkoj në një vend ku do të jem mirë”, ka shkruar vrasësi.

Në një mesazh tjetër ai i shkruan kunatës: “Motër, të thashë se jam mirë. Mos e denonconi në polici se do më krijoni probleme në punë. Kur të kem kohë, do t’ju marr. Jam mire.”

Motra e viktimës megjithatë nuk u qetësua.

“Motra ime e dashur, më dërgo një mesazh audio që të të dëgjoj. E kupton që jemi të shqetësuar ”, ka shkruar ajo.

“Të marr pak më vonë, nuk jam vetëm për momentin”, iu përgjigj vrasësi duke u shtirur si gruaja e tij.

“Pse, motra ime, je e varur nga dikush tjetër?” , e pyeste motra e saj duke menduar se po fliste me të.

“Jam me një shokun tim. Unë jam mirë, do të flasim më vonë. Thuaji edhe mamit, që të mos shqetësohet”, ishte përgjigja që ajo mori.

“Jam në Patra, më pas do të nisem për në Itali me një shokun tim”.

Dialogu vazhdon. Motra e viktimës po tentonte ta kontaktonte me video-telefonata dhe e pyeste se çfarë po ndodhte, pasi qëndrimi i saj ishte shqetësues.

“Motër, nëse je vetëm, cili është problemi? Nëse dikush po të dëgjon, thuaj diçka, sepse në të kundërt, të duket sikur ke frikë ”, i shkruan ajo. Në një mesazh tjetër ajo e pyet sërish se ku është, pasi donte të dëgjonte zërin e saj.

” Ku jeni?” Duam të dëgjojmë zërin tënd ”, i ka shkruar ajo, ndërsa autori, duke u shtirur si viktima i përgjigjet: “Të thashë që do të të marr kur të kem kohë. Unë jam mirë. Mos u shqetëso.”
kastriot Cenko dyshohet se vrau me çekiç gruan e tij rreth një javë më parë dhe e fshehu trupin e saj në papfingo. Ndërsa ditën e djeshme telefonoi policinë dhe rrëfeu krimin.

Ndaj tij rëndon akuza “vrasje me dashje në gjendje të qetë shpirtërore”, “armëmbajtje pa leje” dhe “përdorim të armëve”./vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Rajoni
Tagged:
alba cenko Greqi kastriot cenko

Nga e njëjta kategori

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të plagosur, njëri me djegie të shumta

më shumë...

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”, dëshmitarja tregon momentin e përplasjes së helikopterit në Greqi: Vdiqën të gjithë

më shumë...

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas këmbësorin në Durrës, shpëton mrekullisht e mitura

më shumë...

Situata me zjarret/ Ministri Nufi: Dy helikopterë dhe dhjetëra efektivë në aksion, nuk ka rrezik për zonat e banuara

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:49

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

10:47

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion...

10:31

Huthit sulmojnë një anije në Detin e...

10:29

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

10:16

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar...

10:04

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen...

9:42

Përfundon dita e 79 e protestës, nis...

9:08

Si të dallojmë dikë që gënjen

9:02

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit,...

8:47

Vijon të mbetet e rënduar situata në...

8:34

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7...

7:52

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë...

7:47

Dita e 79-të e protestës, qytetarët marshojnë...

7:34

Sulm me armë, vriten 3 persona, mes...

7:26

Ushqimet që lehtësojnë fryrjen dhe qetësojnë tretjen

7:15

Irani kërcënon SHBA-në: Do të marrim vendime...

7:09

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”,...

6:40

Fluks i lartë qytetarësh në pikën kufitare...

6:32

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë...

6:18

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.