E martë, 29 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Jam figurë publike, nuk më ndaloni dot”/ Policia: Kastriot Islami na ofendoi

Pasi ish deputeti Kastriot Islami e quajti akt kriminal shoqërimin e tij në komisariat, reagoi Policia e Shtetit. Në një njoftim për mediat, policia pretendoi se Islami ka ofenduar dhe kërcënuar efektivët.

“E vërteta është se ky shtetas ka keqtrajtuar punonjësit e patrullës policore me një fjalor shumë të ulët. Kastriot Islami është ndaluar nga patrulla e Përgjithshme si një kalimtar pa maskë. Ai menjëherë ka lëshuar ndaj punonjësve të policisë fjalë të ulëta, duke pretenduar se ai ishte një figurë publike që nuk mund të ndalohej prej tyre. Madje shtetasi i ka kërcënuar punonjësit e policisë, që “do ta shihnin pas 25 prillit, si të gjithë zagarët e Ramës”!”

Kastriot Islami u shoqërua në komisariat sepse nuk mbante maskë. Ai u kap pa maskë tek Liqeni Artificial i Tiranes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë