Kreu i Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jaka ka deklaruar se taksa e infrastrukturës për sektorin e ndërtimit të jetë 5% dhe të bëhet me tre kështe për sipërmarrësit. I ftuar në Vizion Plus, në studion e emisionit 7 pa 5, që drejtohet nga moderatorja Pranvera Borakaj, kreu i Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jaka u shpreh se nga kjo taksë përfitojnë vetëm trafikantët.

 

“Taksa e infrastrukturës; ne kërkojmë të jetë 5% dhe të bëhet me tre këste, pasi këtu nuk nxjerr ndërtuesit në pah. Këtu mund të nxjerrësh trafikantëtr në pah. Sepse është e pamundur që një ndërtues i vërtetë të paguaj 5 mln apo 10 mln euro parapapagim”

 

Në kuadër të propozimeve për paketën e re fislkale që do të nisë diskutimet së shpejti në Kuvend, Nikolin Jaka theksoi gjithashtu se do të kërkojë që edhe taksa 3%  që është vënë për banesat sociale për sektorin e ndërtimit të rikthehet në një taksë solidaritetit. Sipas tij, kjo taksë është haptasi antikushtetuese pasi sipërmarrjes së ndërtimit po i merret 20 deri në 30% e fititmit.

 

“Sektori ndërtimit është sektori më i diskriminuar në Shqipëri. Nuk mund të themi që ka shumë shitje. Mund të themi që ështrë dhe sektori që ka më shumë falimentime. Shumë familje janë në mes të rrugës për shkak se kanë falimetuar shumë kompani. Por nga ana tjetër kemi të bëjmë me një diskriminim real që bëhet ndaj sektorit të ndërtimit në Shqipëri. Aktualisht kemi një taksë ku ligji parashikon nga 4 në 8% dhe ne e kemi gjithmonë 8%. Dhe nga ana tjetër kemi një ligj tjetër që është 3%. Dhe ky është dhe ligji më antikushtetues që ne kemi. Sepse kemi një ligj që ngarkon një sektor të sipërmarrjes private me një taksë që ka të bëjë me banesën sociale. Jam shumë dakord që duhet të ketë taksa të tilla biles jo vetëm për banesat sociale por edhe për rritjen e popullsisë. Dhe ne mendojmë që kjo taksë që është 3% sot për ndertimin, për banesat sociale, ta rikthejmë në një taksë solidaritetit, ku të jetë një 1% për banesat sociale dhe 1% tjetër për skemën e rritjes së popullsisë. Dhe të dyja këto taksa të jenë me destinaciione të caktuara pasi fatkeqësia më e madhe në Shqipëri është se taksat vendosen me destinacione fundore të pakontrollueshme. Nqs ne sot besojmë që ndërtimi të paguaj 3% të sipërfaqes së ndërtimit nuk është më 1% e fitimit por 20% deri në 30% e fitimit. Dhe kjo është vrastare për këdo. Pasi ngarkon një sektror të sipërmarrjes private duke i hequr këtij sektori 20 deri në 30% të fitimit. Kjo është një shifër që tregon se vazhdon të jetë mendësia komuniste”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *