Mund te mos marri ftesën nga kombëtarja shqiptare ne finalet e europianit France 2016 me arsyetimin se, nuk ka qene pjese e kuqezinjve ne fushatën eliminatore, por Jahmir Hyka po tregon nje forme te jashtëzakonshme te Lucerna per këtë sezon. Ne javën e 33 te kampionatit zviceran, skuadra e futbollistit shqiptar shpartalloi kampionet e saposhpallur te Bazel me rezultatin e thelle 4-0, ndërsa Hyka ishte autor i nje supergoli dhe nje penalltie per ekipin e tij. Te zotet e shtëpisë e filluan mjaft mire takimin kur gjeten rrjetën me ane te Marko Shnojli qe ne minutën e 7 te takimit. 4 minuta me vone gjyqtari kryesor akordoi nje penallti pas nje pengimi ne zone te Hykes, ndërsa nga pika e bardhe e ktheu ne gol austriaku Jantsher. Por me fillimin e pjesës se dyte, 28-vjeçari shënoi nje supergol duke e çuar topin atje ku nuk mundej portieri Vailati. Goli i katërt per te zotet e shtëpisë u vulos nga Has ne minutën e 60. Per Jahmir Hyken ky ishte goli i katërt per këtë sezon ne kampionat me fanellën e Lucernes. Per te zotet e shtëpisë per 79 minuta luajti edhe kosovari Hekuran Kryeziu. Ndërkohe ne kampin kundërshtar qe nga minuta e pare ishte i pranishëm Naser Aliji, ndërsa mungonte Taulant Xhaka. Pas kesaj fitoreje, Luzerna u ngjit ne vendin e trete qe përkthehet ndryshe pjesëmarrje ne kupat e Evropës sezonin e ardhshëm, duke lënë prapa krahëve Grasshoppers dhe Sion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *