E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Jahjaga firmos Komisionin për Kufirin

Presidentja e Kosovës ne detyre, Atifete Jahjaga, firmosi vendimin per themelimin e komisionit “ad hoc” te eksperteve ndërkombëtare, qe do te vlerësojnë procesin e caktimit te vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit te Zi. Komisioni vlerësues, qe nis sot punën përbehet nga tre eksperte nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Britania e Madhe. Ata do te bisedojnë me te gjithë aktoret politike dhe përfaqësues te institucioneve per procesin e demarkacionit, do te shqyrtojnë dokumentacionin dhe do te zbresin ne terren për te krijuar nje pasqyre te qarte per rrjedhën e këtij procesi. Vlerësimi do t’i dorëzohet presidentes Jahjaga. Marrëveshja e kufirit me Malin e Zi, është një nga dy paktet e kundërshtuara fort nga opozita.

Vazhdo të lexosh

Reklamë