Presidentja ne ikje e Kosovës, Atifete Jahjaga ka dekretuar Marrëveshjen mes Kosovës dhe Holandës për themelimin e Gjykatës Speciale, e cila pritet te hetoje krimet e pretenduara te luftëtareve te UCK-se gjate luftës se vitit 1999. Marrëveshja ka hyrë në fuqi më 4 shkurt të këtij viti dhe është zbuluar nga mediat ne Kosove. Pas këtij dekreti, pakti është publikuar në Gazetën Zyrtare, duke i dhënë cilësitë e nje dokumenti përfundimtar për zbatim. Atë e ka nënshkruar Presidenti i sapo zgjedhur, Hashim Thaçi, në cilësinë e Ministrit të Punëve të Jashtme. Ndërsa në emër të shtetit holandez, Ambasadorja holandeze në Prishtinë, Gerrie Willems. Sipas dokumentit, kjo marrëveshje bëhet për të siguruar mbajtjen në paraburgim të të akuzuarve, për sigurinë e dëshmitarëve dhe te viktimave. Gjykata Speciale do te jete nje nga sfidat e presidentit Thaçi, i cili ka qene pjese e UCK-se. Ajo do te hetoje krimet e dyshuara te luftës dhe pretendimet e te dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty për trafikim organesh. Ligji për Gjykatën Speciale u miratua ne parlamentin e Kosovës vitin e kaluar, pa praninë e opozitës.