E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Ja tre deputetët që shoqëruan Berishën teksa hynte në Parlament

Ish-kryeministri Sali Berisha hyri sot në Kuvend si deputet i pavarur, pas vendimit të Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar, deri në sqarimin e pozicionit të tij në lidhje me vendimin e SHBA-ve për shpalljen non-grata.

Ai ishte i shoqëruar nga deputetët: Flamur Noka, Edi Paloka dhe Tritan Shehu. Ata hynë me vonesë në Kuvend, pasi ishte vendosur himni kombëtar.

Para hyrjes në Kuvend, lideri hisorik i së djathtës u prit nga dhjetëra mbështetës, ndërsa nuk hezitoi të akuzojë Lulzim Bashën dhe kryeministrin Edi Rama për pazare mes tyre.

Më shumë video