E premte, 18 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Ja si prodhoheshin kartat e identitetit dhe pasaportat false 

Pak ditë më parë Policia e Tiranës arrestoi dy falsifikatorë pasaportash. Gjatë operacionit të koduar “permesso”, hetuesit arritën të binin në gjurmët e dy personave, të cilët kishin krijuar një laborator ku prodhonin letërnjoftime e pasaporta kryesisht italiane. Për kreun e sektorit kundër krimeve ekonomike, Marsel Dulaj, cilësia ishte mjaft e lartë ndërsa çmimet varionin nga 300 deri në mijëra euro për dokumente të falsifikuara.

 

Në pranga ranë 48-vjeçari Gëzim Tafaj, i dënuar më parë për “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe Kujtim Osmanaj, 51 vjeç. Sipas Dulajt, pas kontrolleve atyre iu gjetën solucione dhe kimikate të ndryshme, pasaporta italiane dhe shqiptare të falsifikuara, 10 karta identiteti italiane të pa plotësuara dhe pajisje të tjera për plastifikimin e dokumenteve të cilat kishin dhe elementë sigurie. Policia thotë se hetimet për rastin vijojnë ndërsa në kërkim është shpallur dhe një person tjetër.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video