Subscribe

Dy të plagosurit e ngjarjes që tronditi pak pas mesnate Velipojën, Hasan Ferracaku dhe Elmilind Dyli ndodhen janë jashtë rrezikut për jetën. Ata po mjekohen te spitali i Traumës.

 

Mësohet se Ferracaku ka dëmtime në krah dhe gjendja e tij paraqitet jo e rënduar, ndërsa 17-vjeçari, ka dëmtime serioze në këmbë.

 

Anëtarët e familjes Ferracaku shkuan pas mesnate në hotelin e familjes Gocaj për të sqaruar konfliktin për shezlongët. Palët janë konfliktuar, derisa debate degjeneroi në përdorimin e armëve.

 

Të vrarë mbetën Kujtim Ferracaku 59 vjeç, Xhovani Gocaj 25 vjeç, Edmond Gocaj 38 vjeç dhe Myzerim Zeneli 20 vjeç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *